Lidhje

Autoritetet gjermane arrestojnë 6 persona nën akuzat për manipulim të Euros

  • Zëri Amerikës

Autoritetet gjermane arrestojnë 6 persona nën akuzat për manipulim të Euros

Autoritetet gjermane arrestojnë 6 persona nën akuzat për manipulim të Euros

Autoritetet gjermane kanë arrestuar gjashtë persona, duke përfshirë katër kinezë, nën akuzat se kanë mbledhur monedha të dëmtuara të Euros dhe i kanë këmbyer për rreth 8,5 milion para të thata.

Prokurorët në Frankfurt thanë se rrjeti dyshohet të ketë mbledhur 29 ton monedha të dëmtuara të Euros të nxjerra nga qarkullimi dhe të shitura në Kinë si metal. Të dyshuarit i kanë rregulluar monedhat dhe i kanë këmbyer me monedha të vlefshme në bankën qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, mes viteve 2007 dhe 2010.

Prokurorët thanë se katër stjuardesë të kompanisë gjermane ajrore Lufthansa janë mes atyre që dyshohen se kanë marrë pjesë në skemën e kthimit të monedhave në Gjermani.

Nga banka nuk po hetohet asnjë punonjës.

Monedhat e vjetra të Euros hiqen nga qarkullimi duke ndarë pjesën e brendshme të monedhës nga rrethi i jashtëm, para se të shiten si metal.

Bundesbank është vendi i vetëm në Evropë që këmben monedha të dëmtuara pa para.

XS
SM
MD
LG