Lidhje

Autoritetet holandeze arrestojnë 12 somalezë të dyshuar për terrorizëm

  • Zëri Amerikës

Autoritetet holandeze arrestojnë 12 somalezë të dyshuar për terrorizëm

Autoritetet holandeze arrestojnë 12 somalezë të dyshuar për terrorizëm

Autoritetet holandeze arrestuan 12 somalezë të dyshuar se kishin në plan të realizonin së shpejti një sulm terrorist në Holandë. Prokurorët thanë sot se të dyshuarit u ndaluan në bazë të informatave të zbulimit. Personat, të moshës 19 deri në 48 vjeçare, u arrestuan të premten në Rotterdam. Prokurorët thanë se gjashtë nga somalezët jetonin në Rotterdam, pesë të tjerëve nuk u dihej adresa dhe një prej tyre është me qendrim në Danimarkë. Autoritetet thonë se kontrolluan një dyqan dhe katër shtëpi në Rotterdam si dhe dy dhoma moteli në qytetin jugor Gilze-Rihen si pjesë e një hetimi. Ata thanë se nuk ishin gjetur as armë apo mjete shpërthyese. Prokurorët thonë se të dyshuarit po merren në pyetje. Ata do të dalin para gjykatës brenda tre ditësh për të vendosur nëse do të mbahen të ndaluar. Në Evropë ka patur shqetësime në rritje rreth terrorizmit gjatë këtij sezoni festash. Një sulm vetvrasës me bombë ndodhi në Suedi dhe dy shpërthime paketash bombë në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit në kryeqytetin italian Romë.

XS
SM
MD
LG