Lidhje

Autoritetet italiane kanë shpëtuar rreth 400 emigrantë në det të hapur

  • Zëri Amerikës

Autoritetet italiane kanë shpëtuar rreth 400 emigrantë në det të hapur

Autoritetet italiane thonë se kanë shpëtuar disa qindra emigrantë që ishin nisur për në ishullin e Lampeduzës me një anije të dëmtuar në Detin Mesdhe.

Zyrtarët thanë se të gjithë emigantët u shpëtuan pasi era e përplasi anijen në bregun shkëmbor dhe disa nga njerëzit brenda saj u hodhën në det.

Autoritetet besojnë se anija ka patur defekt në timon që ka qënë edhe shkaku i aksidentit. Sipas lajmeve, numri i udhëtarëve në bord ka qënë mes 400 dhe 500 vetë, duke përfshirë edhe gra e fëmijë.

Shumë nga emigrantët largohen nga Tunizia dhe Libia me anije drejt Lampeduzës, një nga pikat më të afërta të teritorit italian nga Afrika.

XS
SM
MD
LG