Lidhje

Autoritetet kineze mohuan zyrtarisht thëniet se Gjiang Xëmin ka vdekur


Autoritetet kineze mohuan zyrtarisht thëniet se Gjiang Xëmin ka vdekur
Autoritetet kineze mohuan zyrtarisht thëniet se Gjiang Xëmin ka vdekur

Autoritetet kineze mohuan zyrtarisht thëniet se Gjiang Xëmin ka vdekur, pas spekullimeve për disa ditë lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit kinez.

Njoftimet për vdekjen e udhëheqësit kinez 84-vjeçar filluan të përhapen përmes internetit, pasi ai nuk u shfaq gjatë ceremonive me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës.

Një televizion i Hong Kongut njoftoi se zoti Gjang kishte vdekur mbrëmjen e së mërkurës. Njoftime të ngjashme u dhanë edhe në mediat japoneze dhe jugkoreane.

Pasi u përpoqën për një ditë ta cenzuronin lajmin në Internet, zyrtarët kinezë e mohuan zyrtarisht njoftimin, duke e quajtur atë një zhurmë të kotë.

XS
SM
MD
LG