Lidhje

Autoritetet kineze ndalojnë piktorin e njohur Ai Weiwei

  • Zëri Amerikës

Autoritetet kineze ndalojnë piktorin e njohur Ai Weiwei

Autoritetet kineze ndalojnë piktorin e njohur Ai Weiwei

Një nga artistët e njohur të Kinës, aktivisti Ai Wei-wei, sot u ndalua sot nga autoritetet në Pekin, ndërsa përpiqej të hynte në bordin e një avioni që shkonte në Hong Kong dhe më vonë policia bastisi studion e tij në periferi të kryeqytetit të kinez. Kjo ndodh, siç njoftohet nga ndihmësi i tij, vetëm dy ditë pasi piktori njoftoi planet për hapjen e një studioje jashtë vendit.

Ai Wei-wei ka ndihmuar në dizenjimin e projektit të stadiumit olimpik të famshëm të Pekinit “Foleja e Zogut”, por ai njihet gjithashtu si një kritik i hapur i qeverisë kineze. Piktori javën e kaluar tha se do të hapte një studio në Gjermani për të prezantuar punën e tij dhe për të shmangur siç tha ai situatën gjithnjë e më të vështirë në vendin e tij.

Në mesazhet e publikuara sot në faqen e internetit Twitter, të cilat duket se janë shkruajtur nga një prej ndihmësve të piktorit Ai, thuhet se policia bastisi studion e artistit në distriktin Cao-chang-dai të Pekinit, dhe ka marrë në pyetje tetë anëtarë të stafit të tij.

XS
SM
MD
LG