Lidhje

Autoritetet në Kosovë premtojnë përkrahje për bujqësinë

  • Leonat Shehu

Autoritetet në Kosovë premtojnë përkrahje për bujqësinë

Autoritetet në Kosovë premtojnë përkrahje për bujqësinë

Autoritetet në Kosovë thonë se sektori i bujqësisë përbënë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit dhe si i tillë ai do të përkrahet, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm. Këto komente u bënë gjatë punimeve të konferencës së sotme me temën, “E ardhmja e bujqësisë në perspektivën e zhvillimit ekonomik”, në të cilën u diskutuan sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë në vend.

Kosova cilësohet si një vend agrar me mundësi të shumta për ushtrimin e veprimtarive bujqësore. Por, prodhuesit vendas thonë se institucionet nuk u kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar këtë sektor, i cili vlerësohet të jetë ndër fushat më fitimprurëse në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se qeveria e tij është e përkushtuar që të zhvillojë mundësitë ekonomike të vendit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë përkrahjes dhe rritjes së sektorit të bujqësisë.

Rritja e mbështetjes për bujqësinë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, kurse në planin tonë ekonomik për vitet e ardhshme sektorin e bujqësisë e kemi radhitur në mesin e prioriteteve kryesore të bazuar në vizionet e zhvillimit ekonomik të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në muajin prill. Këtij sektori do t’i ofrohet mbështetje më e madhe financiare në vitet e ardhshme”, tha kryeministri Thaçi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci thotë se krijimi i një mjedisi të ri e të përshtatshëm për bujqësinë synon të rregulloj qëndrueshmërinë zhvillimore të këtij sektori.

Krijimi i një klime për ide dhe iniciativa të reja përkatësisht krijimi i një sistemi që i përkrah dhe stimulon fermerët për të ndërmarr hapa konkret në lëmin e bujqësisë paraqet esencën e marrëdhënieve për zhvillimin e mentalitetit ndërmarrës dhe ky sistem nuk mungon, por nevojitet një orientim më i madh drejt kërkesave të tregut. Bujqësia kosovare në të kaluarën ka qenë e orientuar më shumë nga prodhimi, tani është e orientuar nga tregu i cili vazhdimisht është duke u ndryshuar”, tha ministri Stavileci.

Shumë prodhues në Kosovë ankohen për politika jo të favorshme ndaj tyre, për ndihmë të vogël nga ana e institucioneve dhe për më tepër për konkurrencë jo të drejtë në treg. Autoritetet ndërkaq thonë se buxheti jo edhe aq i mjaftueshëm i Kosovës po kushtëzon mbështetjen e këtij sektori.

XS
SM
MD
LG