Lidhje

Autoritetet nxjerrin me forcë Ratko Mlladiç-in nga gjyqi në Hagë

  • Zëri Amerikës

Autoritetet nxjerrin me forcë Ratko Mlladiç-in nga gjyqi në Hagë

Autoritetet nxjerrin me forcë Ratko Mlladiç-in nga gjyqi në Hagë

Ratko Mlladiç, serbi i Bosnjes i dyshuar për krime u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë. Ndaj tij janë ngritur 11 akuza për krime lufte. Autoritetet e nxorën atë me forcë jashtë sallës, pasi Mlladic ndërhyri disa herë pa leje gjatë procesit gjyqësor.

Avokati i tij kërkoi shtyrjen e gjyqit, ngaqë ai nuk priste që klienti i tij të paraqitej sot në gjyq. Javën e kaluar ish komandanti ushtarak serb i Bosnjes tha se refuzonte të paraqitej për shkak se gjykata nuk kishte miratuar ende ekipin e tij të mbrojtjes. Gjykatësi nuk e pranoi këtë kërkesë të tij dhe pasi Mladicin e nxorën nga salla e gjyqit, ai shënoi “ deklarohet i pafajshëm” për të 11 akuzat ndaj të pandehurit.

Ratko Mlladiç është akuzuar për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë – vrasja më e rëndë masive në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore – si dhe të rrethimit të Sarajevës për një periudhë 44-mujore, gjatë së cilës vdiqën 10 mijë njerëz.


XS
SM
MD
LG