Lidhje

Shqyrtohet heqja nga tregu i Avandias

  • Astrit Lulushi

Administrata e barnave paralajmëron se ata që marrin Avandia të mos e ndërpresin përdorimin e këtij ilaçi pa u këshilluar me mjekun

Shqyrtohet heqja nga tregu i Avandias

Një qark në shtetin e Kalifornisë ka hedhur në gjyq firmën GlaxoSmithKline, prodhues i ilaçit Avandia kundër diabeteve. Padia është nxitur nga një raport i Senati amerikan ku kjo kompani farmaceutike akuzohet për mbajtjen e informacioneve rreth në efekteve anësore të problemeve serioze të zemrës, duke përfshirë edhe vdekjen, që shkakton ky ilaç. Çështja që tani shtrohet është në se Avandia duhet të hiqet nga tregu.

Në një raport të Senatit amerikan thuhet se firma GlaxoSmithKline dhe Agjencia federale për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave duhet t'i kishin paralajmëruar prej kohësh pacientët me diabet për rreziqet që sjell Avandia. Raporti i Senatit rekomandon heqjen e këtij ilaçi nga tregu.

Në vitin 2007, Dr Steven Nissen publikoi një studim që tregon se ata që marrin Avandia kishin 43 për qind rrezik të lartë për të pësuar një goditje në zemër dhe mundësi 64 përqind më të mëdha për të vdekur nga një goditje në zemër, në krahasim me ata që nuk marrin këtë ilaç.

Dr. Nissen i Klinikës së Cleveland-it thotë se nuk ka arsye që mjekët të vazhdojnë t'u japin pacientëve këtë ilaç. Është koha që shitja e Avandias të ndalohet, thotë ai.

Por mjekët ende vazhdojnë t'ua rekomandojnë Avandian qindra e mijëra pacientëve në mbarë botën. Dr Yasser Ousman në qëndrën spitalore në Washington jep receta për këtë ilaç për disa pacientë me diabet në fazë fillestare. Ai thotë se disa ilaçe janë provuar si të efektshëm për pacientë të tillë. Advandia, thotë ai, është mjaft efikas në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak ose në vonimin e shfaqjes së diabetit tek këta individë.

Por doktor Nissen përsëri është duke paralajmëruar kundër përdorimit të Avandias. Sipas tij, çdo muaj që kalon, më shumë njerëz dëmtohen nga ky ilaç. Studimi i Dr Nissenit u bazua në 42 prova klinike që treguan një lidhje midis Avandia dhe problemeve në zemrës.

Por Dr Yasser Ousman në qëndrën spitalore në Washington thotë se informatat dhe statistikat nga studimi fillestar, që ka kryer Dr Nissen në vitin 2007, tregojnë se rritja e rrezikut të sulmeve në zemrës si pasojë e marrjes së Avandias, është në të vërtetë i vogël. Dr Ousman vë në dukje se edhe shumë barna që jepen pa recetë si për shembull ibuprofen, acetaminophen ose paracetamol - mund të jenë të dëmshme nëse përdoren në mënyrë të papërshtatëshme.

Një studim mbi ilaçin Avandia, i financuar nga kompania GlaxoSmithKline, botuar vitin e kaluar, nuk ka gjetur rritje të rasteve të sulmeve në zemër tek pacientët që e përdrin këtë ilaç. Por studimi zbuloi rritje të konsiderueshme të rrezikut të mosfunskionimit normal të zemrës si në rastet kur kur zemra nuk është në gjendje të pompojë sasi të mjaftueshme gjaku për organet dhe muskujt. Një numër i këtyre rasteve ka rezultuar në shtrim në spital ose në vdekje të pacientit.

Administrata e ushqimit dhe barnave thotë se do të shqyrtojë çështjen e Avandias për rreziqet e zemrës dhe ka planifikuar një takim të ekipit të saj këshillues, në muajhin korrik. Agjencia paralajmëron se ata që marrin Avandia të mos e ndërpresin përdorimin e këtij ilaçi pa u këshilluar më parë me mjekun.

XS
SM
MD
LG