Lidhje

Në Tiranë hapet ambasada e Izraelit


Panariti-Liberman

Panariti-Liberman

Me këtë rast në kryeqytet mbërriti zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman

Në Shqipëri mbërriti sot me rastin e hapjes se ambasadës së Izraelit në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Liberman.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar Edmond Panariti, zoti Liberman tha se hapja e ambasadës do të jetë një shtysë për të cuar përpara marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve. Ai tha se tani është kohë që raportet politike të shoqërohen edhe me një intesifikim të marrëdhënieve ekonomike. Në këtë kohë krize tha ai, kompanitë izraelite po hedhin sytë drejt tregjeve të reja dhe Shqipëria është një mundësi u shpreh ministri Liberman. Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Panariti deklaroi se bashkëpunimi ekonomik mund të shtrihet në shumë fusha, që nga turizmi, bujqësia apo industria.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, minstri i jashtëm Izraelit do të takojë autoritete më të larta shtetërore dhe politike të vendit. Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të vecatë mes tyre, të ushqyer vecanërisht pas mbrojtjes së rrallë që shqiptarët i ofruan hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes së nazistëve gjatë luftës së dytë botërore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG