Lidhje

Rrëzohet një avion ushtarak amerikan


Një avion ushtarak amerikan transporti i tipit C-130 u rrëzua sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Xhalalabadit në Afganistanin lindor, duke vrarë 11 persona. Shkaku i rrëzimit të avionit po hetohet.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes në aerodromin Bagram të Afghanistanit, thanë se mes të vrarën ishin edhe ekuipazhi i avionit, 6 ushtarakë amerikanë. Pesë viktimat e tjera ishin kontraktorë, të cilët punonin për misionin mbështetës të NATO-s.

Talibanët thonë se e qëlluan dhe e rrëzuan ata avionin. Por, majori Tony Wickman me Forcat Ajrore Amerikane e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se “me bindjen më të madhe mund të them se avioni nuk u rrëzua nga armiku”.

NATO thotë se në Afganistanin lindor janë të dislokuara rreth 1 mijë forca të koalicionit, përfshirë forca amerikane dhe polake, si dhe rreth 40 mijë trupa afgane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG