Lidhje

Avioni “Impulsi diellor” me energji diellore


solar impulse

solar impulse

Aeroplani u nis sot në mëngjes nga një aeroport i Zvicrës për fluturimin e parë ndërkontinental

Një aeroplan që punon me energji diellore u nis sot në mëngjes nga një aerport i Zvicrës për fluturimin e parë ndërkontinental.

Avioni quhet “Impulsi diellor”. Pilotët shpresojnë të fluturojnë deri në Rabat, kryeqyteti i Marokut, por pjesa e parë e fluturimit do të përfundojë nesër në Madrid, nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit.

Avionit ka krahë të gjatë por udhëton me shpejtësi të vogël, 70 kilometra në orë. Panelet diellore në krahët e avionit furnizojnë motorët dhe ngarkojnë bateritë për udhëtimin gjatë natës.

Ekuipazhi thotë se po bën prova për një udhëtim rreth botës në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG