Lidhje

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pohuar zyrtarisht se Shtetet e Bashkuara kanë vrarë katër shtetas amerikanë me goditjet e avionëve të telekomanduar në Jemen dhe Pakistan në vitin 2009.

Pohimi zyrtar u bë dje në një letër nga Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder në adresë të udhëheqësve të Kongresit, në prag të një fjalimi të rëndësishëm që mban sot Presidenti Obama lidhur me sigurinë kombëtare.

Në letrën që i adresohet Kryetarit të Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Patrick Leahy, zoti Holder thotë se vrasjet ndodhën gjatë operacioneve anti-terroriste kundër ekstremistëve të al-Kaidës dhe operativëve të lidhur me ta.

Dokumenti me pesë faqe pohon se forcat amerikane në vitin 2011 ndërmorën një sulm të qëllimshëm dhe vranë Anwar al-Awlakin, një klerik radikal i lindur në Shtetet e Bashkuara në 1971, ndërkohë që i ati vazhdonte studimet pasuniversitare në një universitet amerikan.
XS
SM
MD
LG