Lidhje

Kryeministri malajzian: Segmenti i gjetur i përket avionit MH370


Kryeministri malajzian Najib Razak konfirmoi sot se një segment avioni që u gjet në një ishull të vogël në Oqeanin Indian i përket avionit të shoqërisë Malaysia Airlines, MH370, i cili u zhduk pa lënë gjurmë 17 muaj më parë.

Shoqëria Malaysia Airlines nxori një deklaratë ku shprehte ngushëllime për familjet dhe miqtë e të 239 pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit.

Por ekspertët në Paris, ku u dërgua pjesa e gjetur për analiza, ende nuk kanë konfirmuar nëse ajo i përket avionit të zhdukur. Një hetues francez tha sot në një konferencë për shtyp se ka shenja të forta se segmenti i gjetur i përket avionit MH370, por se ende nuk janë konfirmuar rezultatet e analizave.

XS
SM
MD
LG