Lidhje

Mendohet se është zbuluar avioni i zhdukur


Ekspertët po përpiqen të konfirmojnë nëse mbetjet e një avioni që u gjetën në një ishull të Oqeanit Indian i përkasin avionit të shoqërisë Malaysia Airlines, i cili u zhduk në rrethana misterioze në mars 2014.

Segmenti me gjatësi afro 2 metra, i cili me sa duket është pjesë e një krahu avioni, u zbulua dje në një plazh në ishullin Reunion pranë Madagaskarit, rreth 3500 km nga vendi ku avioni i zhdukur kishte dërguar sinjalin e fundit.

Zyrtarët francezë të aviacionit po e analizojnë segmentin, por thonë se është tepër herët për të konfirmuar nëse i përket avionit të zhdukur. Nëse vërtetohet origjina e pjesës së gjetur, kjo do të shënonte një moment kyç në zbulimin e fatit të avionit dhe zgjidhjen e një prej mistereve më të mëdha të aviacionit.

Segmenti u zbulua nga një ekip që po pastronte plazhin. Ata e fotografuan segmentin dhe ia dërguan fotografitë ekspertit francez Xavier Tytelman, i cili tha për Zërin e Amerikës se ka bindjen që segmenti i përket avionit të zhdukur.

XS
SM
MD
LG