Lidhje

Avioni solar nga Evropa në Afrikë


.

.

Zviceriani Bertrand Piccard po fluturon me një avion eskperimental me energji diellore nga Evropa Jugore drejt Afrikës së Veriut në një përpjekje për të kryer fluturimin e parë ndërkontinental në botë me një mjet fluturues pa karburant.

Piccard u nis nga kryeqyteti i Spanjës, Madrid sot herët në mëngjes me avionin Impulsi Diellor për një udhëtim prej 2 mijë e 500 kilometrash për në kryeqytetin e Marokut, Rabat. Disa orë më pas, ai po i afrohej bregut jugor të Spanjës duke fluturuar në një lartësi prej 3 mijë e 600 metrash. Pasi kaloi Ngushticën e Gjibraltarit, avioni pritej të hynte në hapësirën ajrore të Marokut dhe të ulej në aeroportin e rabatit pas orës 9 në mbrëmje, sipas kohës lokale.

Impulsi Diellor ka një krah të stërmadh prej 63 metrash mbuluar nga 12 mijë bateri diellore të lidhura me motorë elektrikë që i japin energji për avionin me një pilot. Megjithë përmasat e mëdha, avioni peshon jo më shumë sesa një automjet familjar.

Duke folur për Zërin e Amerikës ndërsa fluturonte mbi Spanjë, Piccard tha se synimi i tij ishte që të ndryshonte perecptimin publik për burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke treguar se mund të përdoren jo vetëm për avionë por edhe për makinat dhe paisje shtëpiake si kondicionerët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG