Lidhje

Avokatët kërkojnë pafajësinë e Timoshenkos


Avokatët kërkojnë pafajësinë e Timoshenkos
Avokatët kërkojnë pafajësinë e Timoshenkos

Avokatët e ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko i kanë kërkuar gjykatës ta shpallë atë të pafajshme dhe ta nxjerrë nga burgu.

Avokati mbrojtës Juri Sukhov argumentoi sot se veprimet e zonjës Timoshenko nuk janë kriminale dhe se prokurorët dështuan të provojnë se ajo është fajtore. Zonja Timoshenko, e cila është ndaluar që në muajin gusht, akuzohet se ka abuzuar me pushtetin, duke nënshkruar një kontratë gazi me Rusinë në vitin 2009, pa miratimin e qeverisë. Atë e mbajtën në burg gjatë gjyqit, për shkak të shkeljes së procedurave të gjykatës.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës ta gjejë fajtore zonjën Timoshenko për abuzim me detyrën dhe për ta dënuar atë me 7 vjet burg. Zonja Timoshenko ka thënë se është e pafajshme dhe ajo, krahas me përkrahësit e saj thonë se procesi gjyqësor ndaj saj është politikisht i motivuar.

XS
SM
MD
LG