Lidhje

Avokati i mjekut: Xhekson vdiq për shkak të veprimeve të tij


Avokati i mjekut: Xhekson vdiq për shkak të veprimeve të tij
Avokati i mjekut: Xhekson vdiq për shkak të veprimeve të tij

Avokati i mjekut të Majkëll Xheksonit tha se këngëtari vdiq për shkak të veprimeve të tij. Ndaj mjekut të Majkëll Xheksonit ishin ngritur akuza lidhur vdekjen e papritur të këngëtarit të qershor të vitit 2009.

Doktori Konrad Murrej akuzohet për vrasje të pavullnetshme, ngaqë i ka dhënë Xhekosnit ilaçin e fuqishëm propofol dhe se nuk e ka ndjekur më pas veprimin e këtij ilaçi anestezik tek organizmi i pacientit të tij.

Avokati i mjekut, Chernoff tha se Majkëll Xheksoni e ka marrë vetë propofolin me doza aq të mëdha, saqë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në fjalën e tij hapëse në gjyq, prokurori David Walgreen e akuzoi doktorin Murray për braktisjen e “Mbretit të Muzikës Pop” pikërisht në kohën kur ai kishte shumë nevojë për të.

XS
SM
MD
LG