Lidhje

Avokati i Mlladiçit, klienti i tij tepër i sëmurë të jetojë deri në fillim të gjyqit në Hagë

  • Zëri Amerikës

Avokati i Mlladiçit, klienti i tij tepër i sëmurë të jetojë deri në fillim të gjyqit në Hagë

Avokati i Mlladiçit, klienti i tij tepër i sëmurë të jetojë deri në fillim të gjyqit në Hagë

Avokati i të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiç tha se apeloi vendimin për ekstradimin e klientit të tij në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Avokati Millosh Saljiç tha se e paraqiti apelimin sot me anë të imeillit. Ai tha se klienti i tij 69 vjeçar, i cili ka pësuar të paktën dy goditje në tru, është aq i sëmurë sa që nuk do të jetojë deri në fillim të gjyqit të tij për krimet e luftës në ish Jugosllavi. Ai tha se Ratko Mlladiç është tepër i sëmurë për t’u transferuar në Hagë, ku do t’i ngrihen akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerzimit, përfshirë edhe gjenocid.

Por zv. prokurori i Serbisë për krimet e luftës, Bruno Vekariç, tha se apelimi është një taktikë vonese nga avokatët mbrojtës, madje shtoi se asgjë nuk duhet të lejojë shtyrjen e ekstradimit të Mlladiçit. Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë tha se Mlladiç mund të transferohet në Hagë brënda 4 ditësh.

Një gjykatë në Beograd vendosi të premten se ish komandanti i serbëve të Bosnjes plotëson kushtet nga ana shëndetsore për t’u ekstraduar në Hagë.

Ndërkohë dje, rreth 10 mijë përkrahës të Mlladiçit protestuan në Beograd kundër arrestimit të tij. Demonstratat morën përmasa të dhunshme kur protestuesit qëlluan me shishe dhe gurë policinë. Autoritetet thanë se rreth 180 veta u arrestuan dhe 43 u plagosën, mes tyre të paktën 32 policë.

XS
SM
MD
LG