Lidhje

Avokatja e ish manjatit rus Khodorkovsky apelon dënimin e tij


Avokatja e ish manjatit rus Khodorkovsky apelon dënimin e tij
Avokatja e ish manjatit rus Khodorkovsky apelon dënimin e tij

Avokatja e ish manjatit rus Mikhail Khodorkovsky apeloi dënimin e tij me gjashtë vjet të tjera burg për vjedhje dhe manipulime. Ajo tha se dorëzoi dokumentat e apelimit sot për të mënjanuar vonesat. Dje, Khodorkovsky dhe partneri i tij i biznesit Platon Lebedev u dënuan me 14 vjet burg, në përfundim të gjykimit 20 mujor që shtoi me gjashtë vjetë të tjera burgimin prej tetë vjetësh që kanë kryer deri tani. Qeveritë perendimore kritikuan vendimin. Por ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se opinionet e shprehura jashtë vendit nuk duhet dhe nuk ndikojnë vendimet e marra nga autoritetet ruse të drejtësisë. Ai tha se gjykatat ruse janë të pavarura nga zyrtarët rus dhe të huajt. Avokati mbrojtës Juri Shmidt tha se dënimi ishte rezultat i presionit politik të kryeministrit Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG