Lidhje

Azerbajxhani, armëpushim në Nagorni-Karabak


Azerbajxhani njoftoi një armëpushim të njëanshëm të dielën në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut pas përleshjeve me forcat armene të shtunën kur mbetën të vrarë 30 ushtarë, ndërsa të dyja palët njoftuan më shumë luftime gjatë natës.

Shpërthimi i dhunës është më i rëndi në Nagorno-Karabak që nga viti 1994, kur Armenia dhe Azerbajxhani i dhanë fund një lufte për territorin që është pjesë e Azerbajxhanit, por që ndodhet nën kontrollin e forcave armene.

Të dy palët janë të ndara nga një zonë e demilitarizuar por secila palë akuzon tjetrën për shkelje të shumta.

Zyra e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan citoi të dielën duke thënë se do të mbështesë Azerbajxhanin plotësisht në mosmarrëveshjen me Armeninë. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Turqia mbylli kufirin e saj me Armeninë në vitin 1993. Të dy vendet kanë mosmarrëveshje lidhur me vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore; Armenia thotë se turqit në atë kohë vranë 1.5 milion armenë në atë që e quan gjenocid, ndërsa Turqia thotë se kjo shifër është e fryrë dhe nuk ishte gjenocid.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG