Lidhje

Azerbajxhan, bastisen zyrat e Radios Evropa e Lirë


Prokurorët shtetërorë në Azerbaxhan hynë sot me forcë dhe bënë kontrolle në zyrat e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe/Radio Liberty), një media e financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Ata thanë se kishin urdhër nga qeveria për mbylljen e zyrës.

Radio Free Europe/Radio Liberty tha se të paktën 10 persona nga zyra e prokurorit, së bashku me policë të armatosur hynë në zyrat e radios në kryeqytetin Baku. Gazetarët publikuan një fotografi ku paraqiten disa prej 20 punojnësve të radios, të ndaluar në zyrë, ndërsa autoritetet kontrollonin ndërtesën. RFE/RL citonte prokurorët të kenë thënë se operacioni lidhet me një hetim ndaj kësaj radioje si entitet i financuar nga jashtë.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiç e cilësoi operacionin e kontrollit “një shkelje flagrante të çdo detyrimi dhe standarti ndërkombëtar që Azerbaxhani është zotuar të respektojë. Pamjet e Radios RFE/FL paraqesin pajisjet dhe sirtarët e zyrave të hapura dhe dokumentet e pajisje të tjera të hedhura në tokë.

Zyra e prokuorit i tha agjencisë Associated Press, se kërkimet ishin kryer për të hetuar mbi një të ashtuquajutur “krim të rëndë”, por nuk dha hollësi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG