Lidhje

Bahtiri: Përparësi, përmirësimi i jetës së banorëve të Mitrovicës

  • Laura Konda

Në zgjedhjet për pushtetin komunal të nëntorit, në Mitrovicë, fitoi kandidati i partisë Aleanca Kosova e re, Agim Bahtiri. Zoti Bahtiri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, për takime me komunitetin e biznesit. Zotin Bahtiri ishte i ftuar për një bisedë nga studio e New Yorkut e Zërit të Amerikës.

Ai tha se kishte ardhur në SHBA, me synimin për të siguruar investime në qytetin e Mitrovisë, që përveç ndarjeve të thella politike dhe etnike, është një nga rajonet më të varfëra në Kosovë. Vetë zoti Bahtiri vjen nga mjedisi i biznesit dhe ai tha se kishte patur takime të rëndësishme me përfaqësues të biznesit nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork.

Zoti Bahtiri foli edhe për bashkëpunimin me përfaqësuesit serbë të veriut të Mitrovicës, nga i cili tha ai, do të përfitojë popullsia e varfër dhe e ndarë e qytetit. Ai tha se po bëhen përpjekje për çbllokimin e urës mbi Lumin Ibër, një simbol ndarës i qytetit të banuar nga shqiptarë dhe serbë.
XS
SM
MD
LG