Lidhje

Takimi i parë i grupit për kontrollin e armëve


Një grup pune, i krijuar ng Presidenti Barak Obama dhe i kryesuar nga nënpresidenti Xho Baiden, mbajti takimin e parë dje për gjetjen e zgjidhjeve në përgjigje të dhunës me armë në valën e masakrës së fëmijëve dhe të rriturve në një shkollë fillore në Kënektikat. Korrespondenti Zërit të Amerikës, Don Robinson na informon nga Shtëpia e Bardhë.

Puna e nënpresidentit Baiden është të drejtojë grupin e zyrtarëve të kabinetit dhe shefat e agjencive qeveritare, ndërkohë që ata konsultohen me zyrtarët e qyteteve dhe shteteve, si dhe me të tjerë për të dalë me ide dhe për të përgatirut rekomandimet për Kongresin.

Në takimin e djeshëm morrën pjesë zyrtarë shtetërorë të ruajtjes së rendit. I pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder, sekretari i Arsimit, Arne Dunkan, sekretarja e Sigurisë Kombëtare Xhenet Napolitano dhe sekretarja e Shëndetësisë, Kethlin Sibelius.

Presidenti Obama ka thënë se kompleksiteti i problemit të dhunës me armë në Amerikë, pëfshirë gjendjen mendore, arsimin dhe të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë, nuk duhet të bëhen pengesë për veprim.

Në hapje të takimit, nënpresidenti Baiden theksoi vendosmërinë e zotit Obama për këtë çështje pas të shtënave në shkollën fillore Sendi Huk në Njutaun të Kënektikatit që la 20 fëmijë të vrarë dhe gjashtë të rritur.

"Presidenti është tepër i angazhuar për mbajtjen e premtimit të tij se do të veprojë dhe ne do të veprojmë në një mënyrë që ka si qëllim, siç u shpreh ai, që edhe sikur të shpëtojmë një jetë njeriut, ne duhet të marrim masa”.

Presidenti Obama thotë se se do të veprojë pa vonesë, bazuar në rekomandimet e grupit të punës dhe do të sigurojë që propozimet të dërgohen në Kongres që ai të veprojë në kohë.

Të shtënat në Kënektikat kanë ngjallur një debat të gjerë, të pashmebullt dhe kanë krijuar kushtet për një farë veprimi. Por vemendja e Kongresit vitin e ardhshëm do të jetë e përqendruar përsëri në çështjet fiskale.

Gjatë një konference shtypi lidhur me ngecjen e marrëveshjes me Presidentin Obama për deficitin, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Boiner, nuk u angazhua se do të marrë në shqyrtim projekt-ligje për kontrollin e armëve.

"Ai ka emëruar nënpresidentin Baiden të udhëheqë komisionin, kur rekomandimet e nënpresedentit të na paraqiten, me siguri që ne do t’i marrim në shqyrtim. Por për momentin, zemra, shpirti dhe mendja jonë duhet të jetë tek viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme”.

Në Shtëpinë e Bardhë gazetarët u përpoqën të përcaktonin një ide më të qarë se si presidenti do ta ndiqje axhendën e tij të kontollit të armëve.

Krahas veprimeve të Kongresit, të cilat do të jenë të vështira për t’u realizuar përballë grupeve të fuqishme lobiste të armëve, zoti Obama ka kompetencën të lëshojë urdhëra ekzekutive për ta çuar përpara procesin. Sekretari i shtypit, Xhej Karni, dha këtë përgjigje kur u pyet pikërisht për këtë opcion.

"Ka disa gjëra specifike që presidenti i ka kërkuar tashmë Kongresit për të bërë dhe do të vazhdojë t’i bëjë thirrje për veprim. Edhe përpjekje të tjera kërkojnë veprimin e Kongresit, por siç e kemi thënë që në fillim, këto nuk fillojnë dhe as nuk mbarojnë me veprimet e Kongresit. Ka shumë gjëta të tjera që ne duhet të bëjmë si vend dhe që ne në Uashington mund të bëjmë”.

Në deklaratat e tij të mërkurën, Presidenti Obama tha se një shumicë amerikanësh mbështesin ndalimin e armëve dhe shitjen e armëve ushtarake dhe municionit të fuqishëm, dhe mbështesin ligje që do të kërkonin kontrollin e të kaluar së personave, para se ata të blejnë armë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG