Lidhje

Bajden në Rusi për përmirësimin e marrëdhënieve

Ứng cử viên Gingrich nói ông nghiêng về giải pháp tìm một quy chế hợp pháp cho di dân bất hợp pháp đã sống tại Mỹ lâu năm, tôn trọng luật pháp, đi làm và đóng thuế. Ông nói: “Chúng ta hãy nhân đạo trong khi thực thi luật pháp bằng cách không cấp quốc tịch

Zëvendës presidenti amerikan Xho Bajden ndodhet në Rusi për dy ditë bisedimesh që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Zoti Bajden arriti sot në mbrëmje pas një ndalimi në Helsinki të Finlandës, si pjesë e një turneu në tre vende evropiane.

Nesër, zoti Bajden do të takohet me presidentin rus Dimitri Medvedev para bisedimeve me kryeministrin Vladimir Putin të enjten.

Bisedimet, të cilat synojnë forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, do të përqendrohen tek mbrojtja nga raketat në Evropë dhe anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Gjatë vizitës së tij, zoti Bajden do të takohet me krerë biznesesh në Skolkovo, jashtë Moskës, ku Kremlini planifikon të ndërtojë një qendër teknologjike. Ai pritet të mbikqyrë nënshkrimin e një marrëveshjeje mes prodhuesit amerikan të aeroplanëve Boeing dhe Aeroflotës ruse.

Zoti Bajden, largohet nga Moska të premten dhe do të ndalet për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin Çisinau të Moldavisë, para se të kthehet në Uashington.

XS
SM
MD
LG