Lidhje

Bajden: Në Senat janë votat për ratifikimin e traktatit të ri START me Rusinë


Bajden: Në Senat janë votat për ratifikimin e traktatit të ri START me Rusinë
Bajden: Në Senat janë votat për ratifikimin e traktatit të ri START me Rusinë

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se beson se në senat ekziston mbështetje e mjaftueshme për miratimin e traktatit të ri START me Rusinë për armët bërthamore.

Nënpresidenti i bëri komentet ndërkohë që Senati zhvillonte seancën e fundit para se anëtarët e rinj të tij të marrin postet në muajin janar.

Traktati i ri START, i nënshkruar nga presidenti amerikan dhe ai rus në prill të këtij viti, është tashmë në rendin e tyre të ditës. Sipas këtij traktati, dy vendet duhet të pakësojnë arsenalin e mbushjeve bërthamore dhe të bombarduesve bërthamorë.

Nënpresidenti tha Bajden gjithashtu se në malet e Afganistanit dhe Pakistanit ka terroristë të cilët po planifikojnë sulme kundër Shteteve të Bashkuara. Ai tha se ata nuk i kanë aftësitë për të organizuar sulme si ato të 11 shtatorit 2001, por po planifikojnë “sulme më të vogla por vdekjeprurëse.”

XS
SM
MD
LG