Lidhje

Kryetari i komunitetit mysliman, urime për Kurban Bajramin

  • Armand Mero

Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët, gjatë së cilës manifestohet sakrifica ndaj Zotit

Në Shqipëri kryetari i komunitetit mysliman Selim Muca uroi besimtarët për ditën e Kurban Bajramit e cila do të festohet nesër.

Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët gjatë së cilës manifestohet sakrifica ndaj Zotit. Sipas ritualit në mengjes bëhet falja dhe pastaj vazhdohet me kurbanin, ose flijimin e kafshëve në emër të zotit. Ata që janë në gjendje më të mirë financiare një pjesë të mishit të kafshëve që flijohen ua dhurojnë të varfërve.

Kurban Bajrami do të festohet më nje ditë me vonesë në Kosovë. Kryetari i komunitetit musliman shqiptar Muca shpjegoi se sipas të gjitha matjeve astronomike rezultonte se në Shqipëri festa duhet të mbahet nesër dhe se nuk është e pazakontë që të mos festohet në një ditë nga të gjithë muslimanët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG