Lidhje

Dënim me vdekje për vrasjen e 16 fshatarëve afganë


Ushtria amerikane rekomandoi dënimin për togerin Robert Bales, i cili në 11 mars shkoi në fshatin pranë bazës dhe hapi zjarr mbi banorët

Ushtria amerikane po rekomandon dënimin me vdekje për një ushtar amerikan i cili akuzohet për vrasjen e 16 fshatarëve afganas në një sulm me armë zjarri në fillim të këtij viti.

Prokurorët thonë se togeri Robert Bales la bazën e tij ushtarake mëngjesin e 11 marsit, shkoi në fshatin pranë bazës dhe hapi zjarr duke vrarë disa banorë të fashtit.

Ai u kthye në bazë për t’u nisur më pas në drejtim të një fshati tjetër ku kreu sërish vrasje të disa banorëve të tjerë. Mes të vrarëve kishte edhe fëmijë.

Prokurorët ngrenë pretendimin se ai ishte i kthjellët, i logjikshëm dhe përgjegjës në momentin e kryerjes së këtyre akteve.

Ndërsa avokatët e tij thonë se ai vuante nga çrregullime të shkaktuara nga stresi post traumatik. Ai përballet me një sërë akuzash për vrasje të paramenduar, tentativë vrasjeje, agresion dhe përdorim të drogës e alkoolit.
XS
SM
MD
LG