Lidhje

Manovër izraelito-amerikane në Mesdhe


Izraeli thotë se ka kryer një provë të përbashkët ushtarake me raketë me Shtetet e Bashkuara në Detin Mesdhe.

Ministria izraelite e Mbrojtjes e njoftoi sot kryerjen e manovrës së përbashkët, pak pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte diktuar hedhjen e objekteve balistike në rajon.

Ministria izraelite tha se kishte hedhur një raketë të tipit Ancor, e cila ishte kontrolluar nga një bazë ushtarake “në qendër të Izraelit”. Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me këtë manovër, në një periudhë kur janë shtuar shumë tensionet në rajon, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shqyrtojë mundësinë e një reagimi me forcë ndaj Sirisë në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Bashar al-Assadit ndaj popullsisë siriane.
XS
SM
MD
LG