Lidhje

Serbi, evakuohen banorët e zonës përgjatë lumit Sava


Autoritetet serbe kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të qytetit të Obrenovacit dhe fshatrave përgjatë lumit Sava, i cili është fryrë nga reshjet e mëdha të shiut në ditët e fundit.
Zyrtarët thonë se situata është kritike. Ata parashikojnë se lumi do të arrijë kulmin e përmbytjeve më vonë këtë javë.

Gjashtë helikopterë të policisë serbe dhe pesë helikopterë të vendeve të huaja po transportojnë banorët e këtyre rajoneve në zona më të sigurta.

Termocentrali Nikolla Tesla që furnizon me energji elektrike shumicën e Serbisë është në Obrenovac. Ekipet e shpëtimit shpresojnë që barrierat emergjente të ndërtuara rreth termocentralit do ta mbrojnë atë nga përmbytjet.

Përmbytjet më të rënda në më shumë se një shekull që kanë goditur Ballkanin deri më tani kanë vrarë 37 njerëz në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG