Lidhje

Ballkan: Policia godet trafikun e drogës në 5 shtete


Ballkan: Policia godet trafikun e drogës në 5 shtete
Ballkan: Policia godet trafikun e drogës në 5 shtete

Një operacion i përbashkët policor me emrin e koduar “TRIO”, kundër trafikut të narkotikëve, u zhvillua sot njëkohësisht në Shqiperi, Mal të Zi, Bosnje, Kroaci dhe Serbi.

Policia shqiptare bëri të ditur se u kontrolluan banesat e 12 shtetasve shqiptarë dhe u arrestuan 4 shtetas nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, që akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi ndërkombëtar ndaj një grupi personash, ndër të cilët edhe shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin në trafikun e drogës.

XS
SM
MD
LG