Lidhje

Bamirësi nga disa dinasti ekonomike të Afrikës


Patrice Motsepe
Patrice Motsepe
Afrika ka shembuj të shumtë të dinastive ekonomike - të afërm të udhëheqësve politikë dhe të biznesit që kanë grumbulluar pasuri të pabesueshme në mënyra të dyshimta. Por kjo nuk është mënyra se si ka përfunduar historia për të gjithë. Disa familje afrikane që kishin gjithçka - dhe dhuruan të gjithë pasurinë. ]]

Miliarderi i Afrikës së Jugut Patrice Motsepe shkaktoi bujë këtë vit kur u zotua të jepte gjysmën e parave të tij, për një fondacion të themeluar në emër të tij, që ndihmon të varfërit dhe nevojtarët e vendit të tij.

Duke vepruar kështu, Motsepe siguroi që emri i familjes së tij do të jetë i lidhur përgjithmonë me veprat dhe jo vetëm me pasurinë. Kjo e bën atë një pjesë e një klubi në rritje të familjeve elitare afrikane që kanë gjithçka - dhe e ndajnë pasurinë me të tjerët.

Motsepe është zezaku më i pasur i Afrikës së Jugut. Ai ka bërë miliarda nëpërmjet një seri investimesh të zgjuara në sektorin e minierave dhe u ndihmua nga politikat post-aparteidit të Afrikës së Jugut që inkurajonin biznesin në pronësi të tyre.

Por ai vjen nga shtresa e varfër. Ai thotë se u frymëzua nga përvoja e tij e punës si fëmijë në dyqanin ushqimor të prindërve të tij ku shihte se si nëna e tij jepte ushqime falas për konsumatorët e varfër.

Është kjo frymë që ka motivuar një numër në rritje të biznesmenëve dhe grave të pasura të Afrikës të hapin portofolet e tyre.

Një miliarder afrikan, manjati sudanez i telekomit Mo Ibrahim, ka krijuar një fondacion për përmirësimit të qeverisjes në Afrikë.

Aktivisti i Afrikës së Jugut, Jay Naidoo është anëtar në bordin e Fondacionit Mo Ibrahim, dhe thotë se vendimi i Ibrahimit ka ndryshuar lojën për afrikanët pasur.

“Mendoj se Mo Ibrahim përfaqëson një shtresë të re të afaristëve afrikanë pasi historikisht shumica e njerëzve të pasur në kontinentin tonë e kanë çuar pasurinë e tyre në Evropë ose Amerikën Veriore. Është një lloj detyrimi dhe përgjegjësie të kthesh një pjesë të pasurisë tek afrikanët.”

Ai thotë gjithashtu se përpjekjet e Ibrahimit kanë përmirësuar imazhin global për Afrikën.

Në vitin 1936, nënkolonel James Donaldson filloi Fondacionin Donaldson për të protestuar legjislacionin e Afrikës së Jugut që u mohonte zezakëve të drejtën për të votuar. Sot, fondacioni me gati 3 milion dollarë është i përfshirë në shumë projekte të komunitetit.

Elizabeth Donaldson, stërmbesa e tij, është anëtare e bordit, dhe thotë se sheh një tendencë në mesin e burrave dhe grave të pasura që heqin dorë nga pasuria e tyre. Stërgjyshi i saj erdhi në Afrikën e Jugut si një jetim para se të pasurohej në sektorin e minierave. Pasuria e tij është kryesisht e paarritshme për pasardhësit e tij – një pjesë e saj humbi gjatë brezave ndërsa pjesa tjetër është në fondacion.

“Ashtu si shumë të pasur që janë pasuruar me punën e tyre, përfshi këtu Patrice Motsepe, e kuptojnë se paraja nuk është dicka që ka vlerë kur rri në bankë. Ajo ka vlerë pasi mund të ndihmojë dike tjetër ashtu si ti, ta fillojë nga fundi dhe të ketë një shans në jetë. Tamam këto vlera kishte stërgjyshi im".

Por filantropia i ka kushtuar familjes Donaldson. Kundërshtimi ndaj aparteidit solli përgjime, kufizime të udhëtimit dhe kërcënime. Por sot Elizabeth Donaldson beson se kjo përvojë i ka dhënë familjes diçka të vlefshme.

“Fëmijët e mi sikurse edhe unë nuk do të trashëgojnë para. Nëse duan para duhet të punojnë për t’i siguruar. Dhe shpresoj se kur ta arrijnë këtë, do të kenë një dashuri të madhe për Afrikën dhe për vlerat tona. Jo teprime, jo korrupsion, jo injorim për nevojat që ka personi pranë teje. Por një kuptim i thellë i vlerave dhe i kontributit tonë për sa i kemi borxh Afrikës si njerëz të lumtur dhe të suksesshmë dhe produkt i këtij vendi".

Kjo, thotë ajo, ja vlen më shumë se të gjitha paratë e botës.
XS
SM
MD
LG