Lidhje

Siri: Demonstratë masive në qytetin Aleppo, forcat siriane përdorin gaz lotsjellës

  • Zëri Amerikës

Sipas njoftimeve, forcat siriane lëshuan gaz lotsjellës dhe hapën zjarr ndaj turmave të protestuesve në qytetin verior Aleppo të Sirisë në një nga demonstratat më masive që kur filloi kryengritja kundër qeverisë para 15 muajsh.

Sipas njoftimeve të paktën 2 persona janë plagosur, megjithëse nuk ka shumë detaje.

Aktivistët kishin nxitur protestuesit që të mblidheshin nën parullën e heronjve të Universitetit të Aleppos, në shenjë mbështetjeje për studentët që u përballën me forcat e sigurisë dje gjatë një proteste.

Protestat dhe dhuna vijnë ndërsa zyrtarët e Kombeve të Bashkuara shprehin shqetësimet se al-Kaida mund të ketë luajtur rol në sulmet e fundit që kanë dobësuar edhe më tej një armëpushim të brishtë.

Shpresat për paqe mund të rigjallërohte nga një vizitë e mundshme e të dërguarit ndërkombëtar Kofi Annan, i cili pritet të shkojë Damask për një përpjekje të mëtejshme për një zgjidhje paqësore për konfliktin.

XS
SM
MD
LG