Lidhje

Ban Ki-moon viziton Rripin e Gazës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon dje vizitoi Rripin e Gazës, duke e quajtur shkatërrimet nga lufta me Izraelin "të papërshkruara".
Zoti Ban u tha gazetarëve se ai ishte i shqetësuar nga ajo që kishte parë në Gaza, duke thënë se shkatërrimi është një burim i dhimbjes për të dhe një turp për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu vizitoi tunelet që militantët e Hamasit i përdorën për të depërtuar në Izrael, duke thënë se ato e shokuan dhe e alarmuan atë.

Shefi i OKB-së vizitoi një fermë kolektive izraelite, dhe ofroi ngushëllim për prindërit e një djali 4-vjeçar të vrarë nga një raketë e Hamasit.

Turneu i zotit Ban në Rripin e Gazës erdhi ndërkohë që kamionët e parë me materiale të ndërtimit që do të përdoren për të rindërtuar lagjet palestineze mbërritën në Gaza.

XS
SM
MD
LG