Lidhje

Ban Ki Mun: Vendbanimet izraelite të ndalen


Ban Ki Mun: Vendbanimet izraelite të ndalen
Ban Ki Mun: Vendbanimet izraelite të ndalen

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun thotë se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në teriroret e pushtuara është i paligjshëm dhe planet për zgjerimin e tyre duhet të anullohen.

Zoti Ban i bëri këto deklarata pas vizitës sot në vendbanimet hebraike në Bregun e Pushtuar Perëndimor.

Zoti Ban dhe Kryeministri palestinez, Salam Fajad, panë nga maja e një kodre në Ramallah ndërtimet në një vendbanim hebraik me bariera izraelite. Përtej këtij vendbanimi, ata panë vendbanimet në Jerusalemin Lindor që palestinezët duan të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u tha reporterëve sot se shpreson për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve brenda 24 muajve të ardhshme, siç u parashikua dje nga Kuarteti ndërkombëtar për paqen në Lindjen e Mesme. Ai tha se marrëveshja parashikon përfundimin e pushtimit izraelit në teritoret palestineze dhe Jerusalemin si kryeqytetin e të dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës.

Zoti Ban ndodhet për një vizitë në Izrael dhe në teritoret palestineze.

XS
SM
MD
LG