Lidhje

Ban Ki-moon shpreh shqetësim për planin e satelitit të Phenianit

  • Zëri Amerikës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka shprehur shqetësim të thellë rreth planeve të Koresë së Veriut për të nisur një satellite në orbitë dhe premtoi ta shtrojë këtë çështje në takimin e nivelit të lartë për sigurinë bërthamore javën e ardhshme në Seul.

Zoti Ban tha se lëshimi i raketës – që shihet gjerësisht jashtë Veriut si një pretekst për testimin e sistemit shpërndarës së armëve bërthamore – kërcënon sigurinë rajonale. Ai tha se ajo shkel gjithashtu një resolute të OKB-së që e ndalon Phenianin nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.

Korea e Veriut tha se lëshimi i satelitit, i caktuar për në mes të muajit prill, është për qëllime shkencore paqësore. Pheniani paralajmëroi më pare këtë javë se çdo përpjekje e Koresë së Jugut për të diskutuar programin e debatueshëm bërthamor të Veriut në takimin e ardhshsëm të nivelit të lartë për sigurinë do të shihet si një deklaratë për luftë..

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut ra dakort të ndalë pasurimin e uraniumit dhe provat me raketa. Ajo ka gjithashtu dakort të lejojë kthimin e inspektorëve të OKBsë në këmbim të ndihmave ushqimore amerikane. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore tha sot se ka filluar bisedimet paraprake me Veriun për kthimin e inspektorëve, të cilët u dëbuan nga vendi më shumë se dy vjet më parë.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se lëshimi i raketës kërcënon sigurinë rajonale.

XS
SM
MD
LG