Lidhje

Ban Ki Moon thirrje Koresë së Veriut për rishikimin e planit për nisjen e një sateliti


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon i bëri thirrje Koresë së Veriut ta rishqyrtojë planin për të lëshuar një satelit vëzhgues muajin e ardhshëm.

Zoti Ban e diskutoi çështjen sot në një takim me Presidentin koreano-jugor Lee Myung-bak. Ai mbërriti në Seul sot herët për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për Sigurinë Bërthamore që fillon të hënën.

Deklarata e lëshuar nga zyra e tij thotë se zoti Ban i kërkoi Pehnianit që të respektojë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht rezoluta që ndalon çdo lloj “lëshimi që përdor teknologji raketash balistike”.

Koreja e Veriut kishte rënë dakord që të ndalonte të gjitha programet bërthamore dhe provat e raketave balistike në këmbim të një ndihme amerikane prej 240 mijë tonë artikujsh ushqimorë.

Por më pas tha se do të lëshonte një satelit vëzhgimi me një raketë me rreze të gjatë veprimi muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG