Lidhje

Ban Ki Mun: Presidenti sirian nuk e mbajti fjalën

  • Zëri Amerikës

Ban Ki Mun: Presidenti sirian nuk e mbajti fjalën

Ban Ki Mun: Presidenti sirian nuk e mbajti fjalën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se është "shqetësuese" që Presidenti sirian Bashar al-Assad nuk ka mbajtur fjalën për t’i dhënë fund shtypjes brutale nga ushtria në vendin e tij.

Zoti Ban u tha sot gazetarëve në New York se Presidenti sirian e siguroi atë gjatë një bisede të kohëve të fundit në telefon se operacionet ushtarake kishin ndaluar. Këto komente Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bëri ndërkohë që Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut i kërkoi qeverisë siriane që t’i japë fund shtypjes së demonstratave me motive politike.

Ndërkohë, aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thonë se përkrahësit e Presidentit Bashar al Assad vranë dy persona dhe plagosën 4 të tjerë, pasi zoti Asad i doli në mbrojtje masave shtypëse ndaj protestuesve dhe tha se kritikat nga vendet perëndimore nuk kanë rëndësi për të. Organizata siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut me bazë në Londër tha se vrasjet sot ndodhën në qytetin Hama, qendër e trazirave.

Ndërkohë, një ekip i OKB-së po vazhdon të hetojë gjendjen humanitare në vend. Presidenti sirian Asad tha dje në një intervistë për televizionin shtetëror se forcat e tij të sigurisë po realizojnë fitore ndaj kryengritjes 5-mujore. Ai tha se nuk është i shqetësuar për kryengritjen dhe paralajmëroi për pasoja, në rastin e një ndëhyrjeje ushtarake ndaj vendit të tij. SHBA, BE dhe fuqitë perëndimore kanë thënë se presidenti sirian duhet të largohet nga pushteti.

XS
SM
MD
LG