Lidhje

Ban Ki Mun: 2011 një vit i jashtëzakonshëm plot ngjarje

  • Lleri Froind

Ban Ki Mun: 2011 një vit i jashtëzakonshëm plot ngjarje

Ban Ki Mun: 2011 një vit i jashtëzakonshëm plot ngjarje

Sekretari i Përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara tha se viti 2011 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe plot ngjarje. Me këtë rast ai bëri thirrje për mbështetjen e protestuesve që kërkojnë demokraci. Korrespondenti i Zërit të Amerikës The U.N. Secretary-General says 2011 is an extraordinary and remarkable year, and he urged support for protesters seeking democracy. Lleri Froind na informon nga Nju Jorku se

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha në konferencën e shtypit të fundvitit se Zgjimi Arab apo Pranvera Arabe kanë transformuar pejsazhin gjeopolitik në botë.

Kombet e Bashkuara, shtoi ai, luajtën një rol thelbësor në çlirimin e Libisë dhe janë të gatshme të vazhdojnë ndihmën për Tunizinë dhe Egjiptin, nëse u kërkohet prej tyre, ndërkohë që po vendosin qeveri të reja. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Jemen, tha më tej zoti Ban, krijon kushtet për t’u dhënë fund luftimeve dhe i hap rrugën krijimit të një qeverie të re të unitetit kombëtar.

Zoti Ban tha se mbi pesë mijë njerëz kanë humbur jetën në Siri dhe shtoi se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të përpiqet për të ndalur sulmet e qeverisë siriane kundër opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se demostratat pro-demokracisë në mbarë botën janë një rast i rallë për ndryshime, siç u shpreh ai, që Kombet e Bashkaura duhet ta trajtojnë.

“Ne po shikojmë këtë dëshirë të zjarrtë që po përhapet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Sepse popujt e këtyre rajoneve janë shtypur nga tradita, kultura dhe udhëheqësit autoritarë. Ky është thjesht një evolucion natyral i historisë që ne duhet ta shikojmë nga ai kënd vështrimi. Prandaj unë i kam quajtur këto zhvillime si mundësi brezash. Ky është një moment që ne duhet ta shfrytëzojmë për t’i ndihmua ata”.

Zoti Ban vuri në dukej demonstratat Pushtimi i Uoll Stritit në Shtetet e Bashkuara që ai tha se po përhapen në gjithë botën e zhvilluar.

“Në vazhdën e industrializimit dhe globalizimit të shpejtë, ka patur një farë hendeku mes njerëzve, ka patur njerëz të marxhinalizuar dhe ka patur ndryshime të theksuara mes të pasurve dhe të varfërve, për më tepër, ne nuk i kami kushtuar shumë vemendje grupeve të grave dhe të rinjve”.

Zoti Ban e quajti këtë një pikë kthese në histori, ku gjithçka po ndryshon dhe rregullat e vjetra po thyhen.

XS
SM
MD
LG