Lidhje

Ban Ki Mun fton Iranin në bisedimet për Sirinë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se ka ftuar zyrtarisht Iranin të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave për paqe në Siri.

Zoti Ban tha në komentet për shtyp dje se Ministri i Jashtëm iranian Mohamad Javad Zarif e kupton se synimi i bisedimeve është ngritja e një qeverie tranzicioni në Siri. Ky objektiv u deklarua në konferencën e 2012 në Gjenevë.

Shefi i OKB-së tha se zoti Zarif është zotuar se Irani do të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv në bisedimet e reja.

Irani deri tani e ka hedhur poshtë deklaratën e konferencës Gjeneva 1, pasi pritet që një qeveri tranzicioni në Siri të mos përfshijë Presidentin Bashar al-Assad, të cilin Irani e konsideron aleat.

Por zoti Ban tha se është i bindur se eventualisht Irani do ta pranojë deklaratën e konferencës Gjeneva 1.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG