Lidhje

Bangladesh: Gjendet një grua nën rënoja


Punonjësit e ndihmave në Bangladesh kanë shpëtuar një grua e cila kishte mbijetuar 17 ditë nën rrënojat e një fabrike të shkatërruar, ndërsa numri i të vdekurve nga kjo fatkeqësi është më shumë se 1 mijë persona.

Turma e njerëzve shpërtheu në duartrokitje kur gruaja, e njohur për median vetëm emrin Reshma, u nxorr nga rrënojat sot. Pjestarët e skuadrave të shpëtimit thanë se ajo pati arritur të mbijetonte pasi gjeti një rezervë me ujë pranë vendit ku kishte mbetur nën rrënoja.

Punonjësit e skuadrave të shpëtimit nuk kishin më shpresë për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga aksidenti që ndodhi pranë kryeqytetit Dhaka.

Autoritetet janë se kanë arrestuar të paktën 9 njerëz mbas shkatërrimit të fabrikës.
Zyrtarët thonë se vendosja e disa gjeneratorve të rëndë në katet e sipërme të ndërtesës mund të ketë kontribuar në shembjen e saj pasi struktura nuk ishte ndërtuar për të mbajtur pesha të tilla.
XS
SM
MD
LG