Lidhje

Bangladesh: Arrestohen 4 persona të një fabrike


Policia në Bangladesh ka arrestuar katër persona në lidhje me shembjen e një fabrike që shkaktoi vdekjen e disa qindra njerëzve.

Zyrtarët thanë se dy pronarët e një fabrike veshjesh, menaxheri i kompanisë New Wave Apparels, dhe presidenti i saj, janë ndaluar së bashku me dy inxhinjerë të qeverisë që e miratuan ndërtesën.

Në kompleksin pranë kryeqytetit Daka kishte 5 fabrika veshjesh. Pronari i ndërtesës është identifikuar por autoritet nuk e dinë se ku ndodhet.

Sipas zyrtarëve, pronar i kompleksit është politikani Mohammed Sohel Rana. Policia thotë se pronari dhe menaxherët nuk e përfillën paralajmërimin e zyrtarëve që njerëzit të evakuoheshin kur inspektorët vunë re plasaritje në ndërtesë.

Numri i të vdekurve ka arritur në më shumë se 350, ndërkohë që ekipet të lodhur nga kërkimi vazhdojnë punën pa pushim me shpresë se do të gjejnë njerëz të tjerë të gjallë nën rrënoja. Sot u shpëtuan rreth 30 vetë.

Që nga shëmbja e ndërtesës janë shpëtuar më shumë se 2400 vetë, gjysma e të cilëve kanë pësuar dëmtime.
XS
SM
MD
LG