Lidhje

Bangladesh: Autoritetet i japin fund kërkimeve


Autoritetet në Bangladesh thane se po përgatiten t’i japin fund kërkimeve për viktima në ndërtesën e rrëzuar që vrau 1 mijë e 127 persona muajin e kaluar.

Një gjeneral i ushtrisë tha se trupat do të përfundojnë kërkimet të martën, pasi kërkuan disa javë nën rrënonja për trupat e viktimave.

Të premten, punonjësit e shpëtimit nxorrën nga rënojat gjallë një grua që mbijetoi 17 ditë e varrosur në rrënojat e kompleksit të fabrikës së veshjeve. Punonjësit e shpëtimit kishin shpresuar të gjenin më shumë të mbijetuar.

Të djelën, qeveria tha se ka në plan të rrisë pagën minimale për punonjësit e tekstileve në përgjigje të protestave të nxitura nga incidenti muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG