Lidhje

Dhjetra të vrarë në një protestë në Bangladesh


Autoritetet në Bangladesh shpërndanë një protestë të dhjetra mijëra ekstremistëve islamikë në Daka, pas përleshjeve me policinë që lanë të vdekur 20 persona.

Policia tha se protestuesit që kërkonin ligje të reja kundër blasfemisë filluan të qëllonin policinë me gurë, dje në mbrëmje dhe oficerët u përgjigjën me plumba kauçuku. Media lokale tha se të paktën 15 bomba paralajmëruese shpërthyen në afërsi të selisë së partisë në pushtet.

Zyrtarët thanë se protestuesit u shpërndanë herët në mëngjes.

Kërkesat e protestuesve që kanë formuar grupin Hifazat-e-Islam vijnë në përgjigje të një grupi blogerësh ateist në internet që protestuesit i akuzojnë se kanë ofenduar fenë muslimane.

Grupi ka nxjerr një listë me 13 kërkesa përfshi dhënien fund të sistemit të edukimit që le jashtë zotin dhe ligje të reja që ndalojnë daljen në publik të grave dhe burrave bashkë. Ata kërkojnë gjithashtu ndalimin e ndërtimit të monumenteve dhe statujave në vend dhe pakësimin e të drejtave të grave.
XS
SM
MD
LG