Lidhje

Bangladesh: ditë zie për viktimat e sulmit në Daka


Në Bangladesh sot dhe nesër do mbahet ditë zie për 20 pengjet dhe dy policët e vrarë dje nga një grup militantësh islamikë në një restorant në Daka.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ende nuk është konfirmuar një lidhje e drejtpërdrejtë me grupin militant. Zyrtarët në Bangladesh kanë mohuar përfshirjen e grupit në këtë sulm.

Ministri i brendshëm i Bangladeshit tha sot se sulmuesit nuk kishin asnjë lidhje me Shtetin Islamik. Ministri i brendshëm, Asaduzzaman Khan tha se xhihadistët ishin anëtarë të një grupi militant vendas, Jumatul Muxhahedin Bangladesh, ose JPM, veprimtaria e të cilit është e ndaluar prej më shumë se dhjetë vitesh. Ministri Khan tha se të gjithë sulmuesit ishin të arsimuar dhe vinin nga familje të pasura.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi sulmin dhe tha se së Shtetet e Bashkuara mbështesin Bangladeshin dhe janë të vendosura në luftën kundër terrorizmi kudo që ai është i pranishëm.

Një zëdhënës i OKB-së tha se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon është shprehur se shpreson që autorët e sulmit do të sillen para drejtësisë dhe se përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin duhet të intensifikohen.

XS
SM
MD
LG