Lidhje

Mbi 100 të vdekur nga zjarri në Bangladesh


Zyrtarët në Bangladesh thonë se po punojnë për të nxjerrë trupat e viktimave të zjarrit në një fabrikë tekstilesh, ku gjetën vdekjen 109 vetë, pjesa më e madhe gra.

Autoritetet thonë se zjarri filloi mbrëmë në katin përdhes të ndërtesës nëntë-katëshe në fabrikën Tazreen pranë kryeqytetit Daka.

Shumë vetë ishin të bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës. Autoritetet thonë se shumë nga punonjësit u hodhën nga dritaret duke gjetur vdekjen nga rrëzimi. Nuk është ende i qartë shkaku i zjarrit.

Bangladeshi ka rreth 4 mijë fabrika që prodhojnë rroba për firma ndërkombëtare. Ky vend siguron rreth 20 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i produkteve të tekstileve.
XS
SM
MD
LG