Lidhje

Bank of America, gjobë rekord


Një nga bankat më të mëdha në SHBA, Bank of America do të paguajë një gjobë rekord prej 17 miliardë dollarësh, për shkak të kredive të këqija që ka dhënë për blerje shtëpish, një element që çoi krahas faktorëve të tjerë në recesionin botëror.

Kjo është gjoba më e madhe e vënë ndonjëherë nga qeveria amerikane për të zgjidhur mosmarrëveshjen ligjore me një korporatë private. Ajo u njoftua sot nga Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, i cili tha se Banka e Amerikës ishte e angazhuar në skemat mashtruese për të bindur investitorët të blinin kredi të këqija.

Qeveria u ka vënë tashmë gjoba me një shumë të përgjithshme prej 20 miliardë dollarësh dy bankave të tjera të mëdha, JPMorgan Chase dhe Citigroup.

XS
SM
MD
LG