Lidhje

Banka Barclays shkel ligjet amerikane, bie dakord të paguajë 300 milion dollarë

  • Zëri Amerikës

Banka Barclays shkel ligjet amerikane, bie dakord të paguajë 300 milion dollarë

Banka Barclays shkel ligjet amerikane, bie dakord të paguajë 300 milion dollarë

Banka Barclays me qendër në Londër ka rënë dakord të paguajë afro 300 milion dollarë lidhur me çështjen se ka shkelur ligjet amerikane duke u përfshirë në transaksione financiare me disa vende nën sanksione amerikane ekonomike dhe tregtare.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se ndërmjet viteve 1995 dhe 2006, banka Barclays lëvizi qindra miliona dollarë përmes sistemit financiar amerikan në emër të bankave nga Kuba, Irani, Libia, Sudani dhe Birmania.

Këto transaksione që kapin shumën e 500 milion dollarëve, thuhet se kanë shkelur dy ligje, Aktin për Tregtinë me Armikun dhe Aktin Ndërkombëtar Emergjent të Forcave Ekonomike.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Barclays i fshehu transaksionet, duke e ditur se ato ishin të paligjshme.

XS
SM
MD
LG