Lidhje

Banka Botërore: "Ekonomia globale, në gjendje më të rëndë sesa mendohet"


Banka Botërore: "Ekonomia globale, në gjendje më të rëndë sesa mendohet"
Banka Botërore: "Ekonomia globale, në gjendje më të rëndë sesa mendohet"

Presidenti i Bankës Botërore po paralajmëron se rimëkëmbja e vështirë ekonomike e botës është në gjendje edhe më të keqe. Kreu i Bankës Botërore Robert Zoellick i tha gazetës The Weekend Australian se ekonomia globale po hyn në atë që e quajti fazë të re edhe më të rrezikshme. Në intervistën e botuar sot, Zoellick fajëson për pjesën më të madhe problemet e borxhit në Evropë. Ai u bën thirrje udhëheqësve evropianë të zgjidhin krizën e borxhit me më shumë urgjencë por shton se zyrtarët financiarë mund të bëjnë shumë pak me politikat monetare për të zgjidhur problemin. Presidenti i Bankës Botërore shpreh gjithashtu shqetësim re trazirat e fundit në Londër mund të pengojnë qeverinë atje të lëvizë me një seri masash të paralajmëruara ekonomike. Zoellick është në Australi në një vizitë zyrtare dhe ka në plan të takohet me kryeministren Julia Gillard dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

XS
SM
MD
LG