Lidhje

Tiranë: Banka Botërore vlerëson ekonominë


Banka Botërore uli sot parashikimin për rritjen ekonomike vjetore të Shqipërisë me disa kuota, ndërsa theksoi se vendi ka nivelin e borxhit më të lartë në rajon.

Në raportin e rregullt ekonomik për Europën juglindore, Banka Botërore tha se rritja ekonomike për Shqipërinë ishte 2.6%, ndërsa pohohet se ky zhvillim ka ardhur nga investimet private.

Banka theksoi se punësimi në Shqipëri vitin e kaluar u rrit me afro 2%, por norma e papunësisë mbetet shqetësuese, madje gjysma e papunësisë është afatgjatë.

Rritja ekonomike e Shqiperise
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Banka Botërore tha se borxhi i Shqipërisë 70% është më i larti në rajon, dhe se qëndrueshmëria u sigurua nga shpenzimet jo të ardhurat.

Banka Botëore theksoi në raportin e saj se rimëkëmbja e rritjes ekonomike në Europën Juglindore u mbështet nga investimet.

Niveli mesatar i varfërisë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi u zvogëlua me 2%, por norma mesatare e papunësisë në rajon, që është 21.5 përqind, mbetet ende jashtëzakonisht e lartë.

Rritja ekonomike u mbështet nga një rigjallërim i dukshëm i investimeve private vendase dhe të huaja.

Konsumi i brendshëm ka mbetur prapa. Kjo zhvendosje nga konsumi, e ndihmuar nga remitancat drejt një rritjeje të mbështetur nga investimet private dhe eksportet, tregon një ribalancim gradual, por të nevojshëm të burimeve të rritjes.

Rritja ekonomike me investime dhe eksportet janë inkurajuese, sipas Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Përmirësimi i prodhimit mbetet thelbësor për nxitjen e rritjes ekonomike në rajon.

Sipas raportit, rritja e qëndrueshme ekonomike mund të arrihet me një plan afatgjatë të reformave: punësim formal, përmirësimi i klimës së biznesit dhe qeverisjes, reduktimi i madhësisë së qeverisë dhe përmirësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve për qytetarët, thellimi i integrimit financiar dhe tregtisë, si dhe përdorimi i burimeve natyrore.

Rritja e investimeve dhe e ekonomisë janë kurajuese, por mbeten rreziqe me rëndësi.

Rimëkëmbja e ngadaltë e rajonit, paqëndrueshmëria në tregjet ndërkombëtare, dhe luhatjet e çmimit të naftës janë rreziqe kryesore për të ardhmen.

Kreditë e këqija në masë të konsiderueshme mund të ndikojnë në uljen e kreditimit në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG