Lidhje

Banka Botërore: Rritja e çmimit të ushqimeve ka varfëruar 44 milion njerëz

  • Zëri Amerikës

Banka Botërore: Rritja e çmimit të ushqimeve ka varfëruar 44 milion njerëz

Banka Botërore: Rritja e çmimit të ushqimeve ka varfëruar 44 milion njerëz

Drejtuesi i Bankës Botërore thotë se një rritje drastike e çmimeve të ushqimeve ka shkaktuar kalimin e 44 milion njerëzve në varfëri të tejskajshme.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se grupi i 20 ekonomive më të zhvilluara dhe në zhvillim duhet ta bëjnë ushqimin përparësinë e tyre kryesore.

Duke folur përpara takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Paris, Zoellick tha se indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore është 3% më poshtë se pika kulminante e arritur në vitin 2008, ku plasën trazirat për ushqim në disa vende anembanë botës. Ai tha se ndërsa çmimi i produkteve ushqimore nuk ishte burimi kryesor i trazirave në Afrikën Veriore, kjo çështje ishte një faktor përkeqësues.

Çmimi i grurit është rritur me 20% në krahasim me tremujorin e kaluar, ndërsa çmimi i misrit është rritur me 12%. Zoti Zoellick vuri në dukje se të lashtat e mbara në Afrikën nën Sahariane ka ruajtur shumicën e rajonit nga impakti më i keq. Dhe ai shtoi se çmimi i orizit nuk është rritur ndjeshëm.

Presidenti Robert Zoellick bëri thirrje për një rrjet më të mirë programesh për të shmangur kequshqyerjen, kryesisht tek gratë shtatëzana dhe fëmijët e vegjël.

XS
SM
MD
LG